RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Lista Serbe kërkon votim në pako për nënkryetarët e pakicave
🇽🇰 Kosova

Lista Serbe kërkon votim në pako për nënkryetarët e pakicave

Gjykata Kushtetuese ka filluar ta trajtoj kërkesën e Listës Serbe që ka të bëjë me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet jo shumicë. Në dokumentin e siguruar nga RTV21 të cilin Gjykata

nga Gentrita Xhemajli4 shtator 20254 shtator 2025

Gjykata Kushtetuese ka filluar ta trajtoj kërkesën e Listës Serbe që ka të bëjë me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet jo shumicë. Në dokumentin e siguruar nga RTV21 të cilin Gjykata Kushtetuese i ka dërguar Kuvendit u kërkon deputetëve të grupeve parlamentare që deri më 9 shtator t’i paraqesin komentet e tyre më shkrim në lidhje me kërkesën e deputetëve të Listës Serbe për seancën konstituive për zgjedhjen e nënkryetareve nga komuniteti serbe dhe jo serb.

Po ashtu në kërkesë janë listuar edhe pretendimet e deputetëve të Listës Serbe se kryetari i Kuvendit Dimal Basha ka bërë shkelje kushtetuese dhe të rregullorës së punës së Kuvendit për mënyrën e votimit të zgjedhjes së nënkryetarëve nga komunitetet jo-shumicë.

Prandaj kërkohet nga Gjykata Kushtetuese:

1. Të konstatojë se Kryetari i Kuvendit ka shkelur nenin 67 paragrafin. 4 të Kushtetutës dhe nenin 12 paragrafi. 6 pika 1 të Rregullores së Punës së Kuvendit, si dhe se ai ka vepruar në kundërshtim me dispozitivin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese (KO119/14, KO124/25 dhe KO193/25 dhe KO196/25).

2. Të konstatojë se Kryetari i Kuvendit ka shkelur kompetencat e tij dhe se ai, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, së pari i ka ftuar komunitetet e tera jo-shumicë të bëjnë propozimin, edhe pse në Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit është përeaktuar qartë se propozimi i parë para komuniteteve jo-shumicë paraqitet nga komuniteti serb.

3. Të konstatojë se Kryetari i Kuvendit ka shkelur kompetencat e tij dhe se ai, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, ka veçuar votimin për nënkryetarët e Kuvendit para komuniteteve jo-shumicë, edhe pse, në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe praktikën e deritanishme të Kuvendit, si dhe dispozitivin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, ai duhet të zhvillohet si një votim i vetëm, përkatësisht i unifikuar për dy nënkryetarë para komuniteteve jo-shumicë.

4. Të konstatojë se zgjedhja e Nënkryetarit para komunitetit jo-serb jo-shumicë është kundërkushtetuese sepse është zhvilluar në kundërshtim me nenin 67 par. 4 të Kushtetutës dhe nenin 12 par. 6 pika 1 të Rregullores së Punës së Kuvendit, si dhe se ai ka vepruar në kundërshtim me dispozitivin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese KO119/14, KO124/25 dhe KO193/25 dhe KO0196/25.

5. Të urdhërojë Kryetarin e Kuvendit të zbatojë kthimin në gjendjen e mëparshme, me të cilin do të anulohen veprimet kundërkushtetuese të Kryetarit të Kuvendit të përshkruara më sipër.

6. Të urdhërojë gë në pajtim me sigurinë juridike të përsëritet procedura e votimit për nënkryetarët para komuniteteve jo-shumicë në një votim të unifikuar.

7. Të caktojë, duke pasur parasysh interesin publik, masën e përkohshme, me të cilën do të ndalojë . veprimet e mëtejshme kundërkushtetuese të Kryetarit të Kuvendit, në mënyrë gë të mos zgjidhet Qeveria kundërkushtetuese ose të fillojnë të rrjedhin afatet për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, për shkak se moscaktimi i masës së përkohshme do të shkaktonte dëme të pariparueshme dhe potencialisht do të conte në formimin e  institucioneve kundërkushtetuese, duke cenuar kështu rendin juridik dhe demokratik në Kosovë. /RTV21

Dokumenti i siguruar nga RTV21

Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona
LAJMI TJETËR →
Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona

Lexo edhe

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

8 orë më parë
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

8 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

8 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

9 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

9 orë më parë
Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së
Kosova

Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së

9 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
Kosova

Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

12 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

12 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

12 orë më parë
Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë
Kosova

Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë

12 orë më parë