LDK: Shkarkimi i Valdete Dakës është i papranueshëm
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar për shkarkimin e Valdete Dakës nga detyra e kryetares së KQZ-së, nga presidentja Vjosa Osmani. LDK vendimin për ndërpreje të mandatit të kryesueses së KQZ-
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar për shkarkimin e Valdete Dakës nga detyra e kryetares së KQZ-së, nga presidentja Vjosa Osmani.
LDK vendimin për ndërpreje të mandatit të kryesueses së KQZ-së, në prag të zgjedhjeve lokale, e konsideron si të pabazuar dhe me argumente të paqëndrueshme si dhe sipas vlerësimeve të përgjithshme, këtë detyrë Daka e ka ushtruar në mënyrë të pavarur dhe profesionale.
”Puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Prandaj, vendimin e sotëm e shohim si goditje të rëndë ndaj një institucioni të pavarur kushtetues me performancë të mirë”.
Mes tjerash thuhet se një vendim i tillë është i papranueshëm dhe një goditje për lirinë dhe demokracinë e vendit.
”Vendimi, për më tepër, rrezikon edhe pavarësinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, në prag të të cilave është Kosova. KQZ-ja, në këtë periudhë përgatitore ka pasur nevojë për stabilitet institucional. Ky stabilitet është cenuar. Prandaj, si i tillë, vendimi i sotëm, për Lidhjen Demokratike të Kosovës, është i papranueshëm dhe një goditje për lirinë dhe demokracinë në vendin tonë”./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





