RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Deputeti i LDK-së e quan vendim skandaloz shkarkimin e Dakës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj e ka quajtur skandaloz vendimin e Presidentes, Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga posti i kryesuese së Komisionit Qendro

nga Kaltrina Berila17 qershor 202117 qershor 2021


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj e ka quajtur skandaloz vendimin e Presidentes, Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga posti i kryesuese së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Ai në seancën e Kuvendit tha se arsyetimi në shkarkimin e kryesuese së KQZ-së i ngjante një pamfleti politik.
“Sipas vlerësimit tonë një vendim i tillë paraqet një precedentë të rrezikshëm. Dhe më të drejt mund të konstatohet si një vendim skandaloz përmes të cilët cenohet rëndë integriteti dhe pavarësia e institucioneve të pavarura të garantuar me kapitullin 12 të Kushtetutës së Kosovës ku komisioni Qendror i Zgjedhjeve bashkë me katër institucionet tjera janë ngritur në nivel të kategorisë kushtetuese. Veprimi i tillë nuk mund të kuptohet ndryshe pos përpjekje për realizim të qëllimeve partiake për kapje dhe kontrollin e institucioneve të pavarura. Duhet t’i kujtojmë presidentes dhe kujtdo që nuk e ka të qartë se Kushtetuta e Kosovës nuk ka paraparë si kompetencë të presidenti shkarkimin e kryesuesit të KQZ-së por vetëm emërimin[..]arsyetimet që janë dhënë për shkarkimin e kryesuese më shumë ngjanin me një pamflet politikë”, tha ai.
Ai duke e quajtur Osmanin presidente të mazhorancës parlamentare tha se ajo në vend të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve ka zgjedhur që të cenoj institucionet e pavarura.
“Fatkeqësisht duhet të konstatojmë se presidentja e mazhorancës parlamentare në vend se të kujdeset dhe të garantoj funksionimin kushtetuese të institucioneve ajo ka zgjedhur kundër duke i cenuar dhe dëmtuar rëndë pavarësinë dhe funksionalitetin e tyre”, deklaroi Selmanaj.
Në vend të Dakës, Osmani ka emëruar Kreshnik Radoniqin kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

3 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

5 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

14 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

34 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

57 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë