RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Largohen dy punëtore nga puna në QKMF, Drenas, reagon Sindikata e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat
🇽🇰 Kosova

​Largohen dy punëtore nga puna në QKMF, Drenas, reagon Sindikata e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës bën të ditur se pas 25 vitesh pune në QKMF të Drenasit janë larguar dy punëtore nga puna pa asnjë arsyetim konkret. Sipas kësaj sin

nga B G22 shtator 202522 shtator 2025

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës bën të ditur se pas 25 vitesh pune në QKMF të Drenasit janë larguar dy punëtore nga puna pa asnjë arsyetim konkret.

Sipas kësaj sindikate, këto punëtore janë Mihrije Hyseni dhe Elfete Bytyqi.

“Këto punëtore kanë mirëmbajtur dhe pastruar materialet, çarqafet e shtretërve të pacienteve të QKMF-së në territorin e Drenasit, të cilat kanë qënë nën adminstrimin e QKMF-së”, njofton kjo sindikatë.

Për më tepër theksohet se vendet e punës të dy pozicioneve në lavanderi janë direkt nën menaxhimin e QKMF-së, tani QKMF ka kërkuar që këto dy pozicione të punojnë punën e lavandëristeve dhe të paguhen nga Kompania private e cila nuk e ka obligim as më kontratë që të merret më këtë pjesë të lavaderisë.

“Sipas bindjes tonë, dikush nga brenda QKMF-së për qëllime të përfitimeve të veta personale e ka bërë këtë veprim të pa arsyeshëm. Pas 25 vitesh dy punëtoreve ju imponua të mbesin në rrugë”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Për këtë çështje, kryetari i Sindikatës se Sektorit Privat të Kosovës ka biseduar me zëvendës Drejtorin e QKMF-së në Drenas, Drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë të Drenasit, pronarin e Kompanisë Private dhe është bërë komunikim edhe me kryetarin e Komunës se Drenasit Ramiz Lladrofci.

“Përfundimisht këtij veprimi i vije era korrupsion i pastërt për të cilin ne qysh nga kjo javë do të fillojmë më procedurat ligjore”, thuhet në reagim.

Sipas këtij reagimi, në rend të parë QKMF në Drenas, pas 25 vjet përvojë pune pa asnjë arsyetim gojarisht ju thotë këtyre punëtoreve falëminderit por nuk keni më nevojë të vini në punë.

“Ka edhe shumë gjëra për t’u thënë, por ato do të ju përcjellën institucioneve përkatëse të cilat kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në reagim.

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
LAJMI TJETËR →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

Lexo edhe

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

16 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

1 orë më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

1 orë më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

4 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 orë më parë
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

2 orë më parë