RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Lajçak për Draftin e Asociacionit: S’do të propozoja kurrë diçka që s’do ta propozoja për vendin tim
🇽🇰 Kosova

Lajçak për Draftin e Asociacionit: S’do të propozoja kurrë diçka që s’do ta propozoja për vendin tim

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke folur për Draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka thënë se kurrë nuk do të propozonte diçka të cilën s’do t’ia propozon

nga Kaltrina Berila25 qershor 202425 qershor 2024

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke folur për Draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka thënë se kurrë nuk do të propozonte diçka të cilën s’do t’ia propozonte as Sllovakisë. Në një intervistë për Sbunker-in në kuadër të Podcast “Kosovo Dispatch”, Lajçak ka thënë se s’ka arsye për t’u frikësuar nga Drafti evropian.

“Më pëlqen diskutimi i cili bazohet në fakte. Pra, është vërtet mirë të flasim për atë që është në dokument. Dhe ju e dini, disa vende të rëndësishme kërkuan nga Qeveria e Kosovës që ta dërgojë këtë draft për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, që sigurisht është mënyra më e mire për të parë se sa ky dokument i plotëson kërkesat kushtetuese”, ka thënë Lajçak.

“Pra, ky është sigurisht, do të thoja, një propozim logjik për Qeverinë. Pra, nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar nga ky dokument, sepse siç thashë, ne do të bënim dhe unë personalisht nuk do të propozoja kurrë diçka që nuk do ta propozoja për vendin tim, ose që e di që nuk do të përmbushë standardet evropiane, vlerat evropiane dhe praktikat evropiane”, ka shtuar tutje Lajçak.

Në këtë intervistë për Sbunker-in, Lajcak ka folur edhe për historikun e Drafteve që janë bërë publike e që janë prezantuar në Bruksel. Sllovaku ka përmendur draftin e Ekipit Menaxhues, duke thënë se ai s’kishte qenë i pranueshëm as për palën kosovare e as për Bashkimin Evropian.

📡Episode 6 of #KosovoDispatch is Live!

Join 🎙️@VisarXhambazi & #EU Special Envoy @MiroslavLajcak for a conversation on the 🇽🇰-🇷🇸 dialogue.

🔶Why didn’t the Ohrid Agreement yield results?
🔶What are the challenges?
🔶What’s next in the dialogue?

🖇️https://t.co/6Rc0SP3KeE

— Sbunker (@sbunker) June 25, 2024

“Pra, ka pasur disa punime të prodhuara nga grupet e mendimit si Friedrich Ebert Stiftung, për shembull, por ka vetëm dy propozime të paraqitura zyrtarisht. I pari është teksti i propozuar nga i ashtuquajturi Ekipi Menaxhues. Kjo u prezantua në dialogun e 2 majit të vitit të kaluar. Por nga thelbi, nga përmbajtja, ky propozim nuk ishte i pranueshëm për Kosovën dhe në shumë aspekte nuk ishte i pranueshëm edhe për Bashkimin Evropian si lehtësues, sepse parimi ynë është që çfarëdo që të pajtohemi duhet të përmbushë standardet evropiane dhe praktikat më të mira evropiane”, ka sqaruar Lajçak.

Tutje emisari i BE-së thotë se duke e parë situatën se palët s’do të hartonin ndonjë dokument për Asociacionin, në bashkëpunim me shetet anëtare dhe SHBA-të ishte vendsour që BE të ndihmonte procesin dhe palët duke e hartuar statutin e Asociacionit.

“Ishte një proces shumë i përpunuar, shumë kohë dhe shumë i mundimshëm, me mbështetjen e ekspertëve të njohur ligjorë ndërkombëtarë dhe ekspertëve në fushën e mbrojtjes së pakicave, duke përfshirë ekspertë të Këshillit të Evropës dhe ekspertë ligjorë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia”, ka thënë Lajçak për Sbunker-in.

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
LAJMI TJETËR →
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Lexo edhe

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

1 min më parë
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 min më parë
Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot
Kosova

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

1 min më parë
Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
Kosova

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

1 min më parë
Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

1 orë më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

2 orë më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

2 orë më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

2 orë më parë
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

11 orë më parë