RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sa draft – statute të Asociacionit janë?

Pas deklaratës së kryeminsitrit Albin Kurti në intervistën dhënë televizionit A2- CNN të Tiranës se i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak dhe komisionerët e tjerë evropianë ta çojnë draftin e t

nga Kaltrina Berila7 qershor 20247 qershor 2024

Pas deklaratës së kryeminsitrit Albin Kurti në intervistën dhënë televizionit A2- CNN të Tiranës se i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak dhe komisionerët e tjerë evropianë ta çojnë draftin e tyre për Asociacionin e komunave me shumicë në Komisionin e Venecias, ndërsa dokumentin e tij do ta çojë në Kushtetuese, partitë politike në pushtet dhe opozitë shprehën qëndrimet e tyre.

Opozita tha se kjo është vetëm një lojë fjalësh dhe rënie ndesh e kryeministrit me më qëndrimet e tij të mëparshme për Asociacionin. Pushteti thotë se zgjidhja e vetme për të dalë nga situata e krijuar është hartimi i një drafti nga Kosova.

“Non paper” e cilësoi kryeministri Kurti, draft-statutin e BE-së për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe për të cilin tha se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak mund ta dërgojë në Komisionin e Venecias, ndërsa ne në kushtetuese. Këtë deklaratë kryeministri Kurti e bëri në intervistë për Televizionin A2 CNN të Tiranës.

“Dokumentin e tyre, Lajçak dhe komisionerët e tjerë europianë ta çojnë draftin e tyre në Komisionin e Venecias. Dokumentin tim do ta çoj në Kushtetuese. Nëse Vuçiq është pajtuar me marrëveshjen bazike, përse të mos e pranoj unë. Por nëse hiqet asociacioni, e shkatërrohet paketa, ashtu nuk pranoj. Ne jemi në të drejtën tonë. Presioni duhet të ishte në Beograd”, tha Kurti.

Deklarata e kryeministrit Kurti ngjalli reagimet e opozitës.

Deputeti i PDK-së-Xhavit Haliti tha se kjo është vetëm një lojë fjalësh.

“Ky është pikpong fjalësh dhe lojë fjalësh përfaëqsuesit e BE-së po kërkojnë me ngulm që draftin e Asoicaiconit të shkoj në Gjykate kushtetuese..”, tha Haliti për rtv21.

Ndërsa deputetja e LDK-së, Doarsa Kica, vlerëson se deklarata e kryeministrit Kurti bie ndesh me të gjitha qëndrimet e tij të mëparshme rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Mua pak po me befason në parim sepse bie ndesh më të gjitha qëndriemt që ka pasur. E para po i bie qe tani po e don një draft…po ta kishim ne një draft tonin dy tri vite me parë nuk do të na imponohej drafti i BE-së. I ka rene ne mend pak vone. Dhe e treta me gjase kryeministri se ka te qarte funksioni e komisonit të venecias…se kuptoj pse duhet ai ta dërgoj për një cështje të brendshme të Kosovës”, tha Kica.

Nga ana tjetër, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ndërkaq nuk bëri të ditur nëse qeveria aktualisht është duke hartuar një draft-statut të Asociacionit marrë parasysh deklaratën e kryeministrit Kurti, por theksoi se kjo është zgjidhja e vetme për të dalë nga situata e krijuar.

“Jemi të gatshëm të dorëzojmë një draft tonin në Gjykatë Kushtetuese ndërkohë për drafte të tjera mund të flasin sic është komisioni i venecias…askush nuk mund të di më mirë se cilat janë specifikat që duhen përfshihen në një dokument të tillë sesa një kryeministër që udheheq me vendin tonë si dhe nuk mendojmë që komuntetit serb në ks i mungon dicka. Duhet te flaism për një model që është i pranueshem për Republiken e Kosovës dhe komunentin në përgjithësi pra s’mund te krijojme dicka specifike për komunatetin serb sepse ka edhe komuntete tjera që duhet të trajtohen njëjtë dhe barabart”, tha Kryeziu për rtv21.

BE-ja si ndërmjetës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ua prezantoi palëve draft-statutin e saj për Asociacionin në tetor të vitit të kaluar./RTV21/21Media

LAJMI TJETËR →
​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

Lexo edhe

Kosova

​Të dhënat e reja për pikat kufitare, mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë

5 min më parë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

2 orë më parë
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

2 orë më parë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

1 orë më parë
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

1 orë më parë
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

3 orë më parë
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 orë më parë