RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kuvendi Komunal i Prishtinës sot zgjedh kryesuesin

Sot, më 5 janar asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës do të mblidhen për ta zgjedhur kryesuesin. Mbledhja ku pritet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës do të fillojë në orën

nga Kaltrina Berila5 janar 20225 janar 2022

Sot, më 5 janar asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës do të mblidhen për ta zgjedhur kryesuesin.
Mbledhja ku pritet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës do të fillojë në orën 10:00.
E kur kanë mbetur pak orë deri në mbajtjen e kësaj mbledhje, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në krye me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, si partia fituese nuk ka arritur që të bëjë koalicion me partitë tjera. Megjithëse, pati zëra për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), por që deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.
Koalicionet do t’i duhen LDK-së meqë në zgjedhjet për asamble komunale ka arritur që të sigurojë 14 vende, gjë që janë të pamjaftueshme për ta zgjedhur kryesuesin.
Me këtë rast për ta zgjedhur kryesuesin, LDK-së i duhet të paktën 12 vota nga subjektet tjera politike.
Nëse i njëjti nuk zgjedhet gjatë ditës sotme, Kuvendi Komunal i Prishtinës shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme për asamble.
Kujtojmë që më 7 dhjetor, Përparim Rama mori detyrën e kryetarit të Prishtinës, nga ish-kryetari i Shpend Ahmeti.
Në ceremoninë solemne, Rama është betuar se do t’i kryejë të gjitha detyrat si udhëheqës i kryeqytetit me ndershmëri dhë në mënyrë të paanshme.
Sjellim në mendje që Rama na raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 17 tetor ishte kandidati i dytë më i votuar. Ai kishte arritur të marrë 25 mijë e 252 vota apo 27,17 përqind. Ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42,54 përqind të votave.
Por ky rezultat u përmbys që në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor.
Rama doli i pari, duke fituar 41 mijë e 746 vota, apo 50,98 përqind të votave, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49,02 përqind.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

14 orë më parë