
Kurti uron Ramazanin: Paqja qoftë mbi ju
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Shenjtë të Ramazanit. Kurti ftoi për bamirësi e solidaritet. “Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Kurti ftoi për bamirësi e solidaritet.
“Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë”, tha Kurti.
Muaji i Ramazanit nis më 23 mars dhe do të zgjasë për 29 ditë, deri më 20 prill.
Gjatë kësaj periudhe, besimtarët myslimanë përmbahen ngrënia dhe pirja që nga lindja e Diellit deri në perëndim, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
Pas përfundimit të Ramazanit, besimtarët në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një prej dy festave më të mëdha të besimit islam./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave





