Kurti tha se në Mynih ritheksoi domosdoshmërinë e hapjes së arkivave shtetërore në Serbi
Kryeministri Albin Kurti sot bëri të ditur se për dy ditë e gjysmë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvallën kanë zhvilluar 17 takime bilaterale e biseda me
Kryeministri Albin Kurti sot bëri të ditur se për dy ditë e gjysmë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvallën kanë zhvilluar 17 takime bilaterale e biseda me liderë e përfaqësues politikë nga Evropa dhe bota.
Si pjesë e panelit të titulluar “Humbur në tranzicion: Sfidat dhe perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale”, Kurti deklaroi se ritheksoi domosdoshmërinë e hapjes së arkivave shtetërore në Serbi, pasi krimet e kryera në Kosovë, ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë.
“Kurse në panelin “Rezistenca e fushëbetejës? Forcat rezervë si mbështetje e nevojshme për Forcat e Armatosura” fola për buxhetin tonë të rritur për Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe për përkushtimin e Qeverisë për modernizimin e Ushtrisë. Çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ishte tema e takimit me Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Peter Maurer.”, shkroi Kurti në Facebook./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






