RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kurti takon Saviolin, thekson domosdoshmërinë e hapjes së arkivave shtetërore në Serbi
🇽🇰 Kosova

Kurti takon Saviolin, thekson domosdoshmërinë e hapjes së arkivave shtetërore në Serbi

Angazhimi i Qeverisë për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe nismat për drejtësi tranzicionale, ishin tema të takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me Fab

nga Xh.D29 nëntor 202229 nëntor 2022

Angazhimi i Qeverisë për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe nismat për drejtësi tranzicionale, ishin tema të takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me Fabian Savioli, Raportues Special i Kombeve të Bashkuara për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, reparacioneve dhe garantimit të mos-përsëritjes.
Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ballafaqim me të kaluarën dhe për drejtësi.
Ai tha se “na duhet të ketë rehabilitim dhe rivendosje të drejtësisë për viktimat e të mbijetuarat/it, pasi është shumë e vështirë për familjet të vazhdojnë të jetojnë normalisht përkundër humbjeve dhe vuajtjeve të tyre”.
Kryeministri veçoi disa nga nismat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si ajo për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, hartimin e Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale, si dhe fuqizimin e Departamentit të Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Po ashtu ka folur edhe për ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale të cilat mundësojnë gjykimin në mungesë për raste të krimeve të luftës, duke qenë se shumica e kryerësve të krimeve të luftës në Kosovë ndodhen në Serbi, dhe Serbia refuzon të i dorëzoj ata para drejtësisë.
Kryeministri Kurti theksoi çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës dhe familjet që jetojnë në dhimbje e ankth, duke mos ditur për fatin e vendndodhjen e të dashurve të tyre.
Ai ritheksoi domosdoshmërinë e hapjes së arkivave shtetërore në Serbi, pasi krimet e kryera në Kosovë, ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë.
Savioli shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e treguar nga Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe shprehu solidaritetin me viktimat dhe popullin e Kosovës./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë