
Kurti takohet me politikanët shqiptarë në Zvicër
Pas takimit dypalësh me Presidentin e Zvicrës, Alain Berset, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mirëpritën në ndër
Pas takimit dypalësh me Presidentin e Zvicrës, Alain Berset, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mirëpritën në ndërtesën e Ambasadës së Kosovës në Bern, kandidatët shqiptarë në zgjedhjet federale 2023.
Në një bashkëbisedim të hapur, kryeministri Kurti i përgëzoi ata për angazhimin e tyre publik e politik në Zvicër, duke e konsideruar atë si dëshmi të mirëintegrimit të shqiptarëve atje, por edhe si shumë të rëndësishëm për demokracinë.
Sic bëhet e ditur përmes njoftimit për media, diskutuan për lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe rolin e potencialin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe mërgatës në fushën e ekonomisë, edukimit dhe shëndetësisë.
Kryeministri i njoftoi të pranishmit me disa prej zhvillimeve kryesore në vend dhe politikave prioritare të qeverisë, teksa nga kandidatët u njoftua më shumë për temat e tyre elektorale.
Ai i uroi të gjithë kandidatëve suksese në fushatën zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve.
Në zgjedhje e 22 tetorit janë 30 kandidatë shqiptarë nga pothuajse secila parti politike që garojnë për ulëse në Këshillin Kombëtar. Ky është numri më i madh i kandidatëve shqiptarë në ndonjë palë zgjedhje.

Më të fundit
Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”





