RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Kurti: Me programin “Qeveria për Familjet” kanë përfituar mbi 2600 familje
🇽🇰 Kosova

​Kurti: Me programin “Qeveria për Familjet” kanë përfituar mbi 2600 familje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se si Qeveri i kanë qëndruar besnik premtimit për nënat lehona dhe fëmijët nën moshën 16 vjeçare, që për herë të parë po marrin mbështetje nga shteti. Në l

nga Venera Grabanica2 prill 20242 prill 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se si Qeveri i kanë qëndruar besnik premtimit për nënat lehona dhe fëmijët nën moshën 16 vjeçare, që për herë të parë po marrin mbështetje nga shteti.

Në llogarinë e tij në Facebook, Kurti tha se gjatë qeverisjes së VV-s të deritanishme, mbi 55 mijë nëna lehona dhe mbi 400 mijë fëmijë janë përfitues të shtesave përkatëse.

“Shteti dhe shoqëria përparon atëherë kur askush nuk mbetet mbrapa. Rritja është e qëndrueshme atëherë kur ajo shpërndahet. Këto kanë qenë parimet e qeverisjes sonë. I kemi qëndruar besnik premtimit për nënat lehona dhe fëmijët nën moshën 16 vjeçare, që për herë të parë po marrin mbështetje nga shteti i tyre. Ata gjithmonë kanë qenë aty. Por shteti nuk ka qenë aty me ta, e për ta. Gjatë qeverisjes sonë të deritanishme, mbi 55 mijë nëna lehona dhe mbi 400 mijë fëmijë janë përfitues të shtesave përkatëse.Me programin “Qeveria për Familjet” që e nisëm në fillim të vitit të dytë të qeverisjes i qëndruam pranë familjeve që nuk kishin asnjë të punësuar”, tha Kurti.

Kurti ndër të tjera përmendi edhe asistencën për mbi 2600 familje.

“Prej atëherë mbi 2,600 familje kanë përfituar nga kjo masë e punësimit. Në përballje me inflacionin dhe krizën energjetike, kemi pasur pakon më të madhe mbështetëse për qytetarë në Ballkan si përqindje e Bruto Produktit Vendor, sipas Raportit të Bankës Botërore. Nga subvencionimi i energjisë elektrike, shtesat e njëhershme prej 100 euro e deri te subvencionimi i rritjes së pagave në sektorin privat, nga masat tona mbështetëse kanë përfituar pensionistët, qytetarët me asistencë sociale, familjet në nevojë, studentët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat – praktikisht secila familje”, tha Kurti.

Kurti përmendi edhe mbështetjen për kuzhinat popullore.

“Kuzhinat popullore i kemi mbështetur si asnjëherë më parë. Për 19 prej tyre kemi ndarë 2 milionë euro. Mbështetje u kemi dhënë edhe organizatave që ndihmojnë familjet në nevojë me pako ushqimore. Përmes 42 prej tyre kemi shpërndarë afër 37 mijë pako ushqimore. Për dimër më të ngrohtë dhe më të lirë, në muajin dhjetor të vitit të kaluar mbështetëm mbi 20 mijë familje në asistencë sociale me subvencionim të blerjes së lëndës djegëse për ngrohje. E patëm dyfishuar asistencën sociale për familjet përfituese gjatë muajve nëntor dhe dhjetor 2021, dhe prill dhe shtator 2022”, shtoi Kurti.

Në fund ai përmendi edhe rritjen në asistencën sociale.

“Ndërkohë që asistencën sociale e patëm rritur për 30% krejt në fillim të mandatit. Në shtator të vitit të kaluar gjithashtu lansuam programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike, nga i cili mbi 61 mijë familje janë kualifikuar për subvencionim të faturës së energjisë elektrike. Ndërkaq në mes të shtatorit të vitit 2022 dhe marsit 2023 mbi 208 mijë familje që kursyen energjinë elektrike përfituan nga subvencionimi i faturave të energjisë.Mbështetja e qeverisë sonë për qytetarët tanë ka qenë më e madhe sesa që duket e thuhet edhe për shkak se përfituesit e saj më të mëdhenj janë më shumë sesaqë duken, e dëgjohen më pak sesa që duhet”, u shpreh Kurti./21Media

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
LAJMI TJETËR →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

Lexo edhe

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

18 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

1 orë më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

1 orë më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

6 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 orë më parë
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

2 orë më parë