RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kurti: Barazia sociale fillon me barazinë gjinore
🇽🇰 Kosova

Kurti: Barazia sociale fillon me barazinë gjinore

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mund të ketë barazi sociale nëse nuk ka barazi gjinore. Në një postim në “X”, ai ka renditur disa nga të arriturat e qeverisë së tij, duke thënë se po punojnë

nga B G22 korrik 202422 korrik 2024

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mund të ketë barazi sociale nëse nuk ka barazi gjinore.

Në një postim në “X”, ai ka renditur disa nga të arriturat e qeverisë së tij, duke thënë se po punojnë vazhdimisht për të përmirësuar mundësitë për gratë dhe vajzat si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

“51% e të rinjve të punësuar përmes platformës sonë SuperPuna (SuperJob) të sponsorizuar nga qeveria, së bashku me 55% të përfituesve të masës sonë të punësimit për familjet janë gra. Ne kemi mbështetur vende pune për mbi 12 mijë gra në tre vitet e fundit”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se kanë përdorur masa të synuara ndaj bizneseve në pronësi ose në bashkëpronësi të grave dhe se u kanë ofruar grante dhe subvencione më të larta në kuadër të programeve të efiçiencës së energjisë.

“Më shumë se 100 mijë gra kanë hapur llogaritë e para bankare. Mbi 55 mijë gra kanë përfituar për herë të parë nga shtesat tona të lehonisë. Në tre vitet e fundit ne kemi financuar mbi 4600 bursa universitare për gra dhe vajza në STEM. Ata tani përbëjnë 50% të studentëve në fushat STEM në Universitetin e Prishtinës – një arritje e jashtëzakonshme e barazisë gjinore në fushat tradicionalisht të dominuara nga meshkujt”, ka deklaruar Kurti.

Më tej Kurti ka deklaruar se kanë integruar politikëbërjen me bazë gjinore në fusha të tilla si energjia, duke ofruar bursa dhe praktika për gratë në energji.

“Numër rekord i grave në pozita vendimmarrëse në institucionet publike, përfshirë ndërmarrjet publike, në të cilat kemi katërfishuar (nga 10% në 45%) peshën e grave në bordet e drejtorëve. Arsimi, punësimi, përfaqësimi, mirëqenia dhe pavarësia financiare janë shtyllat kryesore të barazisë sociale dhe gjinore. Jemi krenarë që nën udhëheqjen e Qeverisë sonë, këto shtylla janë më të forta se kurrë”, është shprehur kryeministri.

There can’t be social equality without gender equality. That’s why our social democratic Government is constantly working to improve opportunities for women and girls, in both the public and private sectors.

So far:

🔹51% of young people employed via our government-sponsored…

— Albin Kurti (@albinkurti) July 21, 2024

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

1 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

1 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

14 orë më parë