RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kryesia e PDK-së vendos nëse do të mbështetet mocioni

nga Egzona Mehmeti10 maj 2017

Hoxhaj tha se vendimi merret nga kryesia e partisë

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës. Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj deklaroi se Këshilli Drejtues i PDK-së, pas shumë debateve që kanë qenë të prezantuara në mbledhje është marrë vendim që Këshilli Drejtues ta bartë vendimarrjen tek kryesia e PDK-së dhe te grupi parlamentar, që gjatë orës së ardhshme ta formësojne vendimin.

Për këtë Hoxhaj ka njoftuar se do të mblidhet kryesia e partisë dhe Grupi Parlamentar i PDK-së, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit drejtues./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →