RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor
🌍 Bota

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor

Kroacia do t’i mbajë zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor, ka thënë kryeministri Andrej Pllenkoviq të martën. Emri i fituesit pritet të dihet vetëm pas një balotazhi dy javë më vonë përtej datës së z

nga Gentrita Xhemajli20 nëntor 202420 nëntor 2024

Kroacia do t’i mbajë zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor, ka thënë kryeministri Andrej Pllenkoviq të martën.

Emri i fituesit pritet të dihet vetëm pas një balotazhi dy javë më vonë përtej datës së zgjedhjeve.

Qeveria do ta zyrtarizojë datën të enjten, ka thënë kryeministri para gazetarëve.

Presidenti aktual, Zoran Millanoviq, mandati i të cilit skadon në shkurt, synon një mandat të dytë dhe aktualisht prin në sondazhe.

Kundërshtari i tij më i madh është kandidati i partisë konservatore në pushtet HDZ, Dragan Primorac, tregojnë sondazhet.

Asnjëri nuk pritet të fitojë në rundin e parë, sipas sondazheve, dhe gjithçka pritet të finalizohet në rundin e dytë që mund të mbahet më 12 janar.

Millanoviq i ka fituar zgjedhjet presidenciale në janar të vitit 2020 si kandidat i partisë kryesore opozitare të Social-Demokratëve.

Ndonëse ka çuar përpara politikë të “Kroacisë normale” si demokraci liberale, në vjetët e fundit ai ka adoptuar retorikë populliste.

Presidenti 58-vjeçar ka dënuar qëndrimin e Bashkimit Evropian për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke nxitur kryeministrin e shtetit që ta akuzojë atë për “qëndrime pro-ruse”.

Ndonëse pozita e presidentit është kryesisht ceremoniale, presidenti përfaqëson Kroacinë në skenën botërore, koordinon bashkë me Qeverinë politikën e jashtme dhe është në krye të forcave të armatosura. /REL

Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona
LAJMI TJETËR →
Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona

Lexo edhe

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

7 orë më parë
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

7 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

7 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

8 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

8 orë më parë
Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së
Kosova

Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së

8 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
Kosova

Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

11 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

11 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

11 orë më parë
Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë
Kosova

Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë

12 orë më parë