RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Kremlini: Scholz do të mund të mësonte diçka duke biseduar me Putinin
🌍 Bota

Kremlini: Scholz do të mund të mësonte diçka duke biseduar me Putinin

Një thirrje telefonike në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, për luftën në Ukrainë, ka pak mundësi të ndodhë, por do të ishte e mirëpritur, ka thënë të enjten

nga B.K15 qershor 202315 qershor 2023

Një thirrje telefonike në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, për luftën në Ukrainë, ka pak mundësi të ndodhë, por do të ishte e mirëpritur, ka thënë të enjten Kremlini.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, i ka thënë televizionit shtetëror se një bisedë e tillë do t’i mundësonte Berlinit “të paktën për një çast, që t’iu shmangej pengesave që ndikojnë në vlerësimin e situatës me maturi”.

Mirëpo Peskov ka thënë se nuk është duke u diskutuar për një bisedë të tillë.

Ai ka thënë se deklaratat e Scholzit për ndonjë bisedë të mundshme telefonike “me siguri kanë qenë hipotetike”.

“Është normale për liderët që të bisedojnë me njëri-tjetrin, edhe në kohët më të rënda”, ka thënë Peskov, duke shtuar se “nuk do të ishte keq nëse do të realizohej një debat, ashtu që ata të mund të dëgjonin pozicionin tonë nga dora e parë”.

Lidhjet në mes të Berlinit dhe Moskës janë përkeqësuar prej kur Rusia e ka nisur luftën kundër Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar.

Gjermania e mbështet Ukrainën në mbrojtje dhe kërkon tërheqjen e të gjitha trupave ushtarake ruse nga Ukraina fqinje.

Scholz ka deklaruar në fund të majit se dëshiron t’i rikthejë kontaktet me Putinin.

“Biseda e fundit telefonike është realizuar kohë më parë. Mirëpo synoj të bisedoj sërish me Putinin”, ka thënë ai për një gazetë gjermane.

Megjithatë, ai nuk ka specifikuar datën se kur mund të ndodhë diçka e tillë.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
LAJMI TJETËR →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

12 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë