RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Kostilnik: Kosova e Serbia të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit
🇽🇰 Kosova

​Kostilnik: Kosova e Serbia të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilnik, ka kërkuar sot nga Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Ai tha se marrëveshja bazike ë

nga B G13 qershor 202413 qershor 2024

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilnik, ka kërkuar sot nga Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Ai tha se marrëveshja bazike është më e mira e mundshme që mund të negociohej për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Marrëveshja e Brukselit dhe plani i saj tashmë i zbatimit është më e mira që mund të negocionim. Besoj se nëse e marrim përkufizimin e politikës si arti i të arritshmes, marrëveshja është më e mira që mund të arrijmë, apo jo? Sepse po, të dyja palët mund të skicojnë një marrëveshje më të mirë për veten e tyre, por ne kemi nevojë për pëlqimin e palës tjetër. Një tjetër gjë, një pikë tjetër në këtë drejtim, është se meqenëse të dyja palët disi hezitojnë ta zbatojnë, besoj se kemi të mirat dakord. Dhe nga pikëpamja e kohës kur marrim parasysh vitin 2013, i cili ka filluar zbatimin në vitin 2015, ne jemi ende në një rrugë të mirë, padyshim që nuk ka alternativë më të mirë se zbatimi”, tha ai.

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë, e cila është njëra nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e ka njohur pavarësinë, diplomati sllovak tha se shpreson që të njëjtat të avancohen.

“Do të doja të reflektoja edhe për marrëdhëniet dypalëshe. Gjatë këtyre pesë viteve e gjysmë në zyrën time dhe në administratën e Kosovës kemi filluar të kërcejmë, ishte kërcimi i parë i ngathët fillimisht, pastaj disi kënduam melodinë, madje arritëm që kryeministri im ose ish-kryeministri im të takonte zonjën presidente, dhe tani për fat të keq disi nuk ka melodi jo shumë të favorshme, por besoj se në të ardhmen mund të fillojmë dhe të jemi pak më të avancuar, kështu që ndoshta mund të ketë një dinamikë pozitive nëse situata do të ndryshonte”, tha ai.

Këto komente ai i bëri në ekspozitën, “Arti përmes këndit të një diplomati” në përmbylljen e rrugëtimit të tij si diplomat i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë.

Pjesë e hapjes së kësaj ekspozite ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili u shpreh falënderues ndaj diplomatit sllovak dhe theksoi nevojën e përafrimit të raporteve mes dy vendeve.

“Ka qenë privilegj dhe kënaqësi të kem mundësi të bëja disa biseda të gjata dhe dhjetëra të shkurtra. Kur diskutuam se si marrëdhënia bilaterale mes Kosovës dhe Sllovakisë, por edhe për kontinentin tonë, Evropa dhe Bashkimi Evropian kanë projektin më të rëndësishëm të paqes dhe prosperitetit qe nga Lufta e Dytë Botërore, dhe më pëlqejnë shumë diskutimet dhe bisedat e gjata. Ju uroj gjithë të mirat në detyrat e ardhshme dhe ju falënderoj për të gjitha përpjekjet dhe kontributin në thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë”, tha ai.

LAJMI TJETËR →
ZZZ PROBE 1785571928549

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lajme

ZZZ ADMIN DELETE PROOF 1785571859731

2 min më parë
Lajme

ZZZ ADMIN DELETE PROOF 1785571657285

5 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë