Kombëtarja e Kosovës ka ngushtuar avantazhin e Çekisë në 2:1, falë një goli të shënuar në minutën e 77-të të ndeshjes.
Ishte mesfushori Lindon Emërllahu ai që reagoi më së miri në zonë, duke shfrytëzuar një top të kthyer nga portieri apo mbrojtja çeke, për ta dërguar me saktësi në rrjetë nga afërsia. Përzgjedhësi Franco Foda u tregua mjaft i qëlluar me zëvendësimet, pasi Emërllahu u fut në lojë vetëm dy minuta para golit (në minutën e 75-të) në vend të Leon Avdullahut.
Ky gol i ka dhënë shpresë “Dardanëve” për një përmbysje apo barazim në minutat e mbetura, në një sfidë që po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, ku pak më vonë (80′) me karton të verdhë u ndëshkua edhe Vesel Demaku.











