RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kosova e gatshme të bashkëpunojë me Kroacinë për spiunazhin nga Serbia
🇽🇰 Kosova

Kosova e gatshme të bashkëpunojë me Kroacinë për spiunazhin nga Serbia

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka thënë se institucionet e Kosovës janë në gatishmëri të plotë që të bashkëpunojnë me institucionet e Kroacisë për hetimet lidhur me pilotin kroat dh

nga Gentrita Xhemajli28 gusht 202528 gusht 2025

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka thënë se institucionet e Kosovës janë në gatishmëri të plotë që të bashkëpunojnë me institucionet e Kroacisë për hetimet lidhur me pilotin kroat dhe të dashurën e tij serbe nga Kosova, nën dyshimet për spiunazh te Serbia.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kryeziu ka hedhur poshtë pretendimet se e dyshuara serbe nga Mitrovica ka mundur të ketë siguruar informacione të rëndësishme dhe konfidenciale nga Zyra e Kryeministrit.

“Në lidhje me pretendimet se personi me inicialet A.M., serbe nga Mitrovica, e cila është arrestuar nga autoritetet kroate për dyshime për spiunazh për Serbinë, ka pasur lidhje edhe me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, në krye të herës duam ta bëjmë të qartë për publikun se Zyra e Kryeministrit përbëhet nga stafi civil i përhershëm dhe kabinetet e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave të cilat përbëhen nga të emëruar politikë. Më tej, duam të theksojmë se qasja në informacione të rëndësishme dhe konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit është strikt e kufizuar. Andaj ne hedhim poshtë çdo pretendim se personi në fjalë mund të ketë siguruar informacione të rëndësishme dhe konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit”, ka shkruar ai.

Kryeziu ka thënë se viteve të fundit Serbia ka rritur aktivitetet e spiunazhit. Ai ka kujtuar se si në korrik ishte arrestuar një toger i Policisë së Serbisë nën dyshimet për spiunazh, për interesa të Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA) si dhe se në shkurt qe arrestuar një tjetër serbmbi dyshimet për spiunazh. Ajo punonte në misionin e OSBE-së në Kosov.

“Institucionet tona të sigurisë dhe inteligjencës po punojnë në vazhdimësi e me vigjilencë të lartë, dhe suksesshëm po i kundërvihen përpjekjeve të dashakeqe dhe destabilizuese të Serbisë në Kosovë. Duke qenë se veprimtaria e A.M. dhe shtetasit kroat, të dy të arrestuar në Kroaci, është zhvilluar në Kosovë, institucionet tona janë në gatishmëri të plotë që të bashkëpunojnë me institucionet e Kroacisë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve dhe zbardhjen e plotë të aktiviteteve dhe rrjetit të veprimit”, ka përfunduar Kryeziu.

Një ditë më parë në mediat në Kroaci u bë e ditur se autoritetet kroate kanë marrë në pyetje një pilot kroat të KFOR-it dhe të dashurën e tij, serbe nga Kosova, nën dyshimet se ai i kishte dhënë asaj informata mbi lëvizjet e KFOR-it përgjatë viteve, e se ajo ia ka përcjellë Listës Serbe.

Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona
LAJMI TJETËR →
Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona

Lexo edhe

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

8 orë më parë
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

8 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

8 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

8 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

9 orë më parë
Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së
Kosova

Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së

9 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
Kosova

Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

12 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

12 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

12 orë më parë
Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë
Kosova

Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë

12 orë më parë