RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kosova bëhet me muze të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
🇽🇰 Kosova

Kosova bëhet me muze të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Një shall me të cilin një grua mbështolli barkun për të fshehur shtatzëninë në muajin e gjashtë, është dëshmi e krimit që përjetoi 25 vjet më parë. Më tutje, është varur një xhaketë, të cilën e pati t

nga Gentrita Xhemajli26 nëntor 202426 nëntor 2024

Një shall me të cilin një grua mbështolli barkun për të fshehur shtatzëninë në muajin e gjashtë, është dëshmi e krimit që përjetoi 25 vjet më parë.

Më tutje, është varur një xhaketë, të cilën e pati të veshur një grua tjetër ditën e dhunimit.

Janë me dhjetëra rrëfime të tjera, të padëgjuara, brenda hapësirës së muzeut të parë të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, i cili u hap të martën pasdite në Prishtinë.

Emri i këtij muzeu është “Çast” dhe vjen si dëshmi e jetës dhe vuajtjeve të rreth 20 mijë gra e burrave që u dhunuan nga forcat serbe në luftën e viteve 1998-1999.

Muzeu përmban histori të dokumentuara të të mbijetuarve, përmes dëshmive të tyre personale.

Kuratorja e muzeut “Çast”, Eliza Hoxha tregoi se këto hapësira thërrasin për reflektim dhe njohje të dhimbjes që kanë përjetuar gratë e burrat nga Kosova.

“Pse moment? Në fakt jeta jonë është një grumbull i momenteve dhe ato mund të jenë të ndryshme. Të bukura, të hidhura, të ëmbla dhe më pak të ëmbla. Ka qenë një moment që këtyre të mbijetuarve u ka ndryshuar jetën përgjithmonë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Por, kanë qenë shumë momente që ne i kemi bërë të ndjehen në faj pa qenë në faj, ne ua kemi rënduar jetën në paqe, nuk i kemi integruar, nuk i kemi përfaqësuar në atë çfarë janë dhe çfarë kanë kaluar, nuk ua kemi njohur dhimbjen dhe nuk u kemi dhënë mundësi mjaftueshëm që ato të marrin jetën në duart e tyre”, deklaroi Hoxha.

Ideatorja e këtij muzeu dhe themeluesja e Fondacionit Jahjaga, ish-presidentja Atifete Jahjaga tha se këto hapësira janë dëshmi e jetës dhe vuajtjeve të përjetuara për më shumë se dy dekada të grave e burrave të dhunuar seksualisht në luftë.

“Muzeu qe inaugurojmë sot është një dëshmi e jetës dhe vuajtjeve të atyre që për një kohë të gjatë janë lënë në harresë. Kjo hapësirë është më shumë se sa një muze, është një amanet që ne i lëmë brezave që vijnë pas nesh. Përfaqëson sakrificën dhe guximin dhe qëndresën e një grupi njerëzish, trupat e të cilëve u shndërruan në fushë betejë gjatë luftës. Ata dhe ato nuk ishin viktima, ata janë heronjtë e heshtur të historisë sonë, që sot më në fund gjejnë vendin e merituar. Por, nuk mund të mos ndjejë një dhembje të thellë, zemra më dhemb kur mendoj që për kaq shumë kohë rrëfimet e të mbijetuarve kanë mbetur të heshtur, të mbyllur brenda mureve të zemrave të tyre”, tha ish-presidentja Jahjaga.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku u zotua se do të përkushtohen në mbështetje të kauzës dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale.

“Nga ky moment i inaugurimit të kësaj hapësire, ky shndërrohet në një monument edhe të kujtesës edhe të rezistencës edhe të angazhimit të përbashkët për të adresuar këto krime në angazhimin tonë për drejtësi. Por, edhe për të ofruar perspektiva të integrimit në shoqëri, në jetë normale për të gjithë ata që kanë vuajtur më së shumti nga krimet që kanë ndodhur në vendin tonë…Përkushtimi institucional do të vazhdojë të jetë aty në mbështetje të kësaj kauze para se gjithash dhe këtyre njerëzve që e meritojnë dhe kanë nevojë për mbështetjen e të gjithë neve si shoqëri”, u shpreh Çeku.

Muzeu i cili u hap sonte është rezultat i bashkëpunimit mes Fondacionit Jahjaga dhe Ambasadës Gjermane.

Ambasadori Jorn Rohde tha se lufta për të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk ka përfunduar 25 vjet më parë.

“Kjo ekspozitë e përhershme që po hapim sot tregon që lufta në Kosovë ka përfunduar 25 vjet më parë, mirëpo vragat e luftës kanë mbetur. Unë gjithmonë e di që 20 mijë burra e gra kanë qenë subjekt i dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Nuk e dimë saktësinë e kësaj shifre. Edhe pas 25 vitesh, shumica e të mbijetuarve nuk flasin për atë që kanë përjetuar… Me këtë muze Kosova po merr një hap jetësor drejt konfrontimit me të shkuarën dhe promovimit të pajtimit. Duhet të flasim për krimet e luftës, duhet të ju japim hapësirë të mbijetuarve për tu siguruar që keqbërësit të sillen para drejtësisë”, u shpreh Rohde.

Në hapjen e këtij muzeu, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se ky vend është thirrje për reflektim për të kaluarën e shoqërisë në Kosovë.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë dhunuar nga forcat serbe rreth 20 mijë gra e burra.

Për këto krime, deri më tani është vetëm një serb i dënuar nga gjykatat vendore./kp

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
LAJMI TJETËR →
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Lexo edhe

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

36 min më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

37 min më parë
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

52 min më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

55 min më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

1 orë më parë
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

10 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

10 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

11 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

11 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

11 orë më parë