
Kosova, anëtarja e 24-të e “European Customs Sports Association”
Republika e Kosovës është zyrtarisht anëtarja e 24-të e “European Customs Sports Association” (ECSA) Republika e Kosovës është pranuar në Asociacionin e Sporteve të Doganave Evropiane (“European Custo
Republika e Kosovës është zyrtarisht anëtarja e 24-të e “European Customs Sports Association” (ECSA)
Republika e Kosovës është pranuar në Asociacionin e Sporteve të Doganave Evropiane (“European Customs Sports Association”, ECSA).
Presidenti i këtij asociacioni, Jan Hlinka, ka njoftuar dje për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në ECSA.
“Kam kënaqësinë e madhe t’ju informoj se në Mbledhjen e Përgjithshme të Asociacionit të Sporteve të Doganave Evropiane, është miratuar aplikacioni i Kosovës për anëtarësim. Jam i kënaqur të mirëpres Doganën e Kosovës në familjen tonë”, ka thënë Hlinka.
ECSA, e cila kryesohet nga Republika Çeke, është organizatë ndërkombëtare që përfaqëson administratat doganore evropiane, dhe këtë vit feston 30-vjetorin e themelimit të saj.
Me Republikën e Kosovës si anëtaren më të re, ECSA numëron 24 anëtarë: Austri, Belgjikë, Republika Çeke, Qipro, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Hungari, Irlandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegjia, Polonia, Sllovakia, Suedia, DG Taxud, Turqi dhe Mbretëri e Bashkuar.
Qëllimi i ECSA është të forcojë lidhjet midis administratave doganore evropiane duke inkurajuar dhe organizuar aktivitete të përbashkëta sportive, duke promovuar bashkëpunimin sportiv dhe kulturor, si dhe mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet zyrtarëve doganorë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






