RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca:Hungaria mbetet përkrahëse e parezervë e Kosovës

Markusz uroi Konjufcën për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Kosovës Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në vendin tonë, Laszlo Markusz, me

nga B.K31 janar 202031 janar 2020

Markusz uroi Konjufcën për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në vendin tonë, Laszlo Markusz, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe parlamenteve respektive.

Konjufca vlerësoi lart mbështetjen e deritashme të Hungarisë për Kosovën në shumë fusha, si implementuese e projekteve të Bashkimit Evropian, përfshirë Projektin e BE-së të Binjakëzimit 2016 -2018.

Konjufca theksoi se përvoja e çmuar e raporteve të Kuvendit të Kosovës me Parlamentin e Hungarisë, paraqet modelin e duhur që Kuvendi ynë po e ndërton me shumë parlamente të tjera në botë.

Duke vënë në pah prioritetet e vendit, kryeparlamentari Konjufca tha se mirëpret thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet me Hungarinë, si përkrahëse e parezervë e prosperitetit në Kosovë, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes së saj euro-atlantike.

Ambasadori i Hungarisë, Markusz, pasi uroi kryetarin Konjufca për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, shprehu gatishmërinë e vendit të tij për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy shteteve.

Ai siguroi kryetarin e Kuvendit se shteti i tij do të jetë mbështetës i vazhdueshëm i Kosovës për anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare, proceset e saj integruese, si dhe zhvillimin ekonomik.​/21Media

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
LAJMI TJETËR →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë