
Konjufca: Motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar vitin e ri. Në një postim në Facebook Konjufca tha se motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme. “Uroj që viti i
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar vitin e ri.
Në një postim në Facebook Konjufca tha se motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme.
“Uroj që viti i ri të sjell në familjet tona më shumë shëndet e lumturi, gëzime e mbarësi, harmoni e shumë dashuri. Gjithashtu paqe, solidaritet e humanizëm, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, motrat e vëllezërit tonë të kudondodhur dhe mbarë njerëzimin. Motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme. Gëzuar 2023!” ka shkruar Konjufca në Facebook./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





