
Konjufca priti në takim deputetin italian Emanuele Loperfido
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetin italian Emanuele Loperfido, anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Italisë, i shoq
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetin italian Emanuele Loperfido, anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Italisë, i shoqëruar nga ambasadori i Italisë në Kosovë Antonello De Riu.
Temë diskutimi e takimit ishin marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Italisë dhe Kosovës, si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë në këtë kohë të krizave dhe konflikteve.
Konjufca shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e Italisë ndaj Kosovës në të gjitha fazat, sikurse konfirmoi përkushtimin e Kosovës për të ndjekur rrugën evropiane të forcimit dhe zhvillimit të shtetit. Sipas Kryetarit të Kuvendit orientimi i Republikës së Kosovës kah Bashkimi Evropian nuk është vetëm çështje e interesave ekonomike apo e sigurisë, por është një përcaktim i hershëm vleror dhe politik.
U diskutua edhe për rëndësinë e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt integrimit në BE dhe nevojën e domosdoshme për të luftuar ndikimin e forcave antiperëndimore në rajon si Rusia apo Kina.
Deputeti Loperfido shprehu mbështetjen e Italisë për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, si dhe forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.

LAJMI TJETËR →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Më të fundit
Të gjitha →Showbiz
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere
1 min më parë

Showbiz
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
5 min më parë

Kosova
Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
1 orë më parë

Kosova
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
2 orë më parë


