
Izmaku: Kuvendit të Kosovës i duhet në këto momente Limaj
Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se kreu i kësaj partie Fatmir Limaj meriton të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ajo s’ka konfirmuar nëse ka pasur ndonjë ta
Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se kreu i kësaj partie Fatmir Limaj meriton të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ajo s’ka konfirmuar nëse ka pasur ndonjë takim të ri me Lëvizjen Vetëvendosje, por ka thënë se mendimi i Nismës është se Limaj i duhet Kuvendit të Kosovës.
“Nisma konsideron se Kuvendit të Kosovës në këto momente i duhet z. Limaj. Një figurë e cila kish sjell koncesus. Mendojmë se kryetari i Kuvendit ka nevojë të sjellë njëfarë koncesusi mes deputetëve e për procese që e presin Kosovën në të ardhmen”, tha Izmaku para vazhdimit të seancës konstituive.
Ajo ka thënë se nuk beson se ka pasur takim të ri mbrëmë.

Më të fundit
Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në






