Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Intensitet maksimal në “Fadil Vokrri”, Dardanët gati për dy miqësoret

nga Venera Grabanica29 maj 2026
​Intensitet maksimal në “Fadil Vokrri”, Dardanët gati për dy miqësoret

Dardanët kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Pragë, në kuadër të përgatitjeve për miqësoren ndaj Çekisë.

Kombëtarja e Kosovës, stërvitjen e mbajti në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku ekipi punoi me intensitet maksimal në prag të dy ndeshjeve miqësore kundër Çekisë dhe Andorrës.

Detajet e fundit dhe organizimi i lojës, ishin fokuset kryesore të përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda dhe stafit të tij teknik, në prag të sfidës së radhës.

Kombëtarja nesër udhëton drejt Pragës, ku të dielën do të zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Çekisë.

El Nino ka filluar, pritet mot ekstrem i nxehtë
LAJMI TJETËR →
El Nino ka filluar, pritet mot ekstrem i nxehtë

Më të fundit

Të gjitha →