RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Hovenier për RTV21: Kurti të veprojë siç duhet, ta pranojë planin tre-pikësh të BE-së
🇽🇰 Kosova

Hovenier për RTV21: Kurti të veprojë siç duhet, ta pranojë planin tre-pikësh të BE-së

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, tha për RTV21 se pret që kryeministri Albin Kurti ta pranojë sot në Bruksel planin tre-pikësh të BE-së për deeskalim të situatës në veri, pasi sipas tij, kjo ës

nga R22 qershor 202322 qershor 2023

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, tha për RTV21 se pret që kryeministri Albin Kurti ta pranojë sot në Bruksel planin tre-pikësh të BE-së për deeskalim të situatës në veri, pasi sipas tij, kjo është mënyra e duhur për të ndalur tensionet.

“Është vështirë të them se çfarë presim, shpresa jonë është që të gjejmë një rrugë për përparim. BE-ja ka qenë e qartë dhe SHBA-ja e ka mbështetur pikëpamjen për planin tre-pikësh për të arritur deeaskalimmin në veri, të shkojmë në zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrje të serbëve dhe të vazhdojmë me implementimin e plotë nga të dy palët të marrëveshjeve që janë arritur. Shpresa jonë është që kështu të dalim nga kjo situatë”, tha Hovenier në një intervistë për RTV21, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën tha se biseduan për një numër problemesh, duke përfshirë situatën e tanishme në veri të Kosovës.

Hovenier tha se ekziston një zgjidhje afatshkurtër për deeskalim të situatës, që është plani tre-pikësh i BE-së.

Ambasadori tha se të gjithë aleatët perëndimorë e kanë përkrahur planin tre-pikësh dhe se nga Kurti presin që ta pranojë këtë dhe të veprojë në mënyrë të duhur.

“Ai është kryeministër nga zgjedhje demokratike të vendit, dhe ai ka përgjegjësi në atë drejtim. SHBA-ja, BE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët tanë në NATO dhe shumë të tjerë i kanë shprehur Kurtit pritjet tona se si ai do e menaxhojë situatën në veri. Siç e përmenda, ne të gjithë po e mbështetim planin tre-pikësh të BE-së dhe shpresa jonë është që ai ta pranojë këtë dhe të veprojë në mënyrë të duhur”, deklaroi Hovenier.

Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq pritet të takohen pasditen e sotme në Bruksel. /21Media

Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona
LAJMI TJETËR →
Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona

Lexo edhe

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

7 orë më parë
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

7 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

8 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

8 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

8 orë më parë
Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së
Kosova

Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së

9 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
Kosova

Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

11 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

11 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

11 orë më parë
Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë
Kosova

Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë

12 orë më parë