RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haziri: Letra e Kurtit ishte politike, Abdixhiku na ka pyetur të gjithëve për letrën drejtuar VV-së

nga Venera Grabanica8 maj 2025
Haziri: Letra e Kurtit ishte politike, Abdixhiku na ka pyetur të gjithëve për letrën drejtuar VV-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 ka komentuar shkëmbimin e letrave mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar letrën e Albin Kurtit si një veprim me prapavijë politike.

Haziri theksoi se LDK i trajton me seriozitet të gjitha iniciativat dhe se kryetari Lumir Abdixhiku ka konsultuar gjithë strukturat e brendshme për përgjigjen ndaj VV-së.

“Te ne vendimet merren në zyrë, jo në media,” tha Haziri, duke nënvizuar se procesi ka kaluar përmes kanaleve institucionale të partisë.

”Te ne vendimet merren vetëm në zyre, letra e Kurtit drejtuar LDK-së ka pasur qëllime politike. Abdixhiku e ka trajtuar seriozisht letrën na ka pyetur të gjithëve. Letra është diskutu dhe është draftu dhe është përcjell përmes kanaleve të LDK-së per letrat e shkembyera permes LDK-se dhe VV-së”, tha Abdixhiku./21Media
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →