RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaLajme
​Hamza: Do ta forcojmë aleancën me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian
📰 Lajme

​Hamza: Do ta forcojmë aleancën me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, është zotuar se do të rrisin pagat për 50 për qind në sektorin publik si dhe pensionet bazike për 70 për qind. Ai në tubimin e

nga Gentrita Xhemajli5 shkurt 20255 shkurt 2025

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, është zotuar se do të rrisin pagat për 50 për qind në sektorin publik si dhe pensionet bazike për 70 për qind.

Ai në tubimin elektoral në Drenas nënvizoi nevojën e forcimit të aleancës me SHBA dhe vendet e Bashkimin Evropian.

“Do ta gjallërojmë ekonominë. Do të forcojmë aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian….Do t’i rrisim pagat 50 për qind në sektorin publik, pensionet bazë do t’i rrisim 70 për qind. Kategoritë nga lufta jo vetëm që do të marrin pensione më të larta, por do të kenë të drejtë të punojnë dhe t’i marrin pensionet”, tha ai.

Hamza u zotua se nën qeverisjen e tij do të rikthehet mbështetja për komunën e Drenasit.

“Për neve, për çdo qytetar, për Kosovën, Drenasi do të gëzojë vëmendjen që meriton në qeverisjen e PDK-së dhe qeverisjen time. Do të përfundojmë rrugën me katër korsi deri në Komoran, do të realizojmë projektin e ujëmbledhësit dhe do të bëjmë zgjidhje të përhershme për ujë të pijshëm. Do të kthejmë përkrahjen e qeverisë për komunën e Drenasit dhe një projekt që ju keni për zemër dhe ne ju garantojmë e ai është stadiumi kombëtar në Drenas. Vëmendje do t’i kushtojmë edhe gjigantit Feronikeli”, tha ai.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u shpreh i bindur për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit, derisa bëri thirrje për unitet.

“Me Bedri Hamzën fiton Kosova. Me PDK-në Kosova ecë përpara. Drenas, para se gjithash, sonte bëjmë thirrje për bashkim dhe unitet. Ky është momenti për të qëndruar së bashku. Siç e dëshmuat ditë më parë se për Kosovën jeni në gjendje të ngriheni mbi dallimet që mund t’i kemi secili… PDK nuk është thjesht një parti, por është një mision që filloi në istikame të UCK-së me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, e vazhdon në institucionet e shtetit sot me të njëjtën krenari… Drenas, ngrihuni sërish për Kosovën, për Bedri Hamzën dhe PDK-në. Ngrihuni për fitore në ditën e zgjedhjeve. Le ta tregojmë fuqinë tonë dhe ta bëjmë historinë”, tha ai.

Ndryshe, të dielën më 9 shkurt mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të cilat mbahen për herë të parë si të rregullta që nga shpallja e pavarësisë.

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
LAJMI TJETËR →
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

Lexo edhe

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

1 min më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

1 min më parë
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
Bota

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

1 min më parë
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

1 min më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

1 min më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

24 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

9 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

10 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

10 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

10 orë më parë