RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaShëndetësi
​Gjumi i tepërt mund të paraqes probleme serioze shëndetësore
💚 Shëndetësi

​Gjumi i tepërt mund të paraqes probleme serioze shëndetësore

nga Gentrita Xhemajli11 maj 202611 maj 2026
Një studim i ri tregon se dremitjet e shpeshta gjatë ditës, sidomos në moshat e treta, mund të lidhen me rrezik më të lartë për probleme shëndetësore dhe vdekshmëri më të lartë. Studimi është publikuar në revistën JAMA Network Open dhe ka ndjekur mbi 1,300 persona mbi moshën 56 vjeç për gati 19 vite. Sipas të dhënave, ata që flinin shpesh gjatë ditës, veçanërisht në orët e mëngjesit, kishin më shumë probleme shëndetësore krahasuar me të tjerët. Shkencëtarët shpjegojnë se një dremitje e shkurtër mund të ndihmojë në uljen e lodhjes, por kur gjumi gjatë ditës bëhet i shpeshtë ose i gjatë, mund të jetë shenjë se trupi po përballet me probleme të tjera. Në disa raste, kjo lidhet me sëmundje të zemrës, çrregullime të trurit, depresion ose inflamacion në organizëm. Sipas studiuesve, gjumi i tepërt gjatë ditës mund të tregojë edhe se personi nuk po fle mirë gjatë natës ose ka çrregullime të ritmit të gjumit. Një tjetër studim i kryer më herët nga Harvard dhe Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts ka arritur në përfundime të ngjashme, duke gjetur se njerëzit që dremisin shpesh kanë prirje për shëndet më të dobët. Studiuesit sugjerojnë se ndjekja e zakoneve të gjumit mund të ndihmojë në identifikimin e hershëm të problemeve shëndetësore, sidomos te të moshuarit.
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
LAJMI TJETËR →
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

Lexo edhe

Studimi i fundit: Vetëm dy seanca në javë në palestër janë çelësi për një jetë të gjatë
Shëndetësi

Studimi i fundit: Vetëm dy seanca në javë në palestër janë çelësi për një jetë të gjatë

9 qershor 2026
Nëse keni probleme me gjumin, provoni ta hani vetëm 2 kokrra nga ky frut
Shëndetësi

Nëse keni probleme me gjumin, provoni ta hani vetëm 2 kokrra nga ky frut

8 maj 2026
Kruarja e këmbëve: Kur mund të sinjalizojë probleme shëndetësore?
Shëndetësi

Kruarja e këmbëve: Kur mund të sinjalizojë probleme shëndetësore?

4 qershor 2026
Çka i ndodh trupit kur kafeja konsumohet në stomak bosh?
Shëndetësi

Çka i ndodh trupit kur kafeja konsumohet në stomak bosh?

11 qershor 2026
Burri apo fëmijët, kush i streson më shumë gratë? Ja çfarë thotë studimi...
Diaspora

Burri apo fëmijët, kush i streson më shumë gratë? Ja çfarë thotë studimi...

3 maj 2026
Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë
Opinione

Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë

21 janar 2025

Më të fundit

Të gjitha →
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

6 min më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

7 min më parë