Gjendet e vdekur një 57 vjeçare
Një grua 57 vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Hajdar Shala”, në Prizren. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, B
Një grua 57 vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Hajdar Shala”, në Prizren.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, Bajrami Osmanollaj.
Ai ka thënë sot rreth orës 13:30 Emergjenca ka dalë në vend të ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetimet rajonale të Policisë dhe prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Nuk janë verejtur shenja apo elemente dhune dhe mendohet se vdekja është natyrale”, ka theksuar Osmanollaj./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Temperatura përvëluese sot në Kosovë






