Genc Nuza ndan drejtësinë në Champions U19
Gjyqtarët kosovarë tashmë janë bërë pjesë e pandashme e ndeshjeve evropiane. Profesionalizmi i tyre dhe përvoja që ata kanë bërë tashmë në arenën ndërkombëtare, ka bërë që UEFA gjithnjë e më shumë t’i
Gjyqtarët kosovarë tashmë janë bërë pjesë e pandashme e ndeshjeve evropiane. Profesionalizmi i tyre dhe përvoja që ata kanë bërë tashmë në arenën ndërkombëtare, ka bërë që UEFA gjithnjë e më shumë t’i delegojë në ndeshje të ndryshme të garave evropiane.
Këtë mesjavë, takimi ndërmjet skuadrës portugeze Benfica dhe asaj italiane Juventus, në kuadër të Grupit H të Ligës së Kampionëve për të rinj U19, i është besuar Genc Nuzës.
Nuza do të ndihmohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Kjo ndeshje zhvillohet të martën në orën 14:00 në Seixal (Benfica Campus)./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave





