
Nuza sërish ndan drejtësinë në Ligën e Konferencës
Gjyqtari kosovar Genc Nuza për herë të dytë në këtë edicion do të ndajë drejtësinë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës së UEFA-s. Ai do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen ndërmjet skuadrës finl
Gjyqtari kosovar Genc Nuza për herë të dytë në këtë edicion do të ndajë drejtësinë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës së UEFA-s.
Ai do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen ndërmjet skuadrës finlandeze, HJK Helsinki dhe asaj skoceze, Aberdeen, e cila zhvillohet më 30 nëntor, në orën 18:45.
Nuza do të shoqërohet nga asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, si dhe gjyqtari i katërt, Dardan Çaka.
Ky fakt shënon një rritje të vazhdueshme të prezencës së gjyqtarëve nga Kosova në arenën ndërkombëtare dhe dëshmi e punës së tyre profesionale, pasi edhe javët e kaluara krahas Nuzës në ndeshje ndërkombëtare gjykuan edhe Visar Kastrati dhe Mervan Bejtullahu, me asistentë.
Do theksuar se Nuza është pjesë e Programit të UEFA-s ‘Mentor Talent’, si një nga gjyqtarët perspektivë të UEFA-s.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






