Edhe banorët e Mitrovicës dhe Vushtrrisë në protestë
Kundër shkuarjes së serbëve në veri në protestë kanë dalë edhe banorë të Mitrovicës dhe Vushtrrisë Sikurse në rrugën Gjilan- Prishtinë dhe në Rahovec, shqiptarë të Vushtrrisë dhe Mitrovicës kanë bllok
Kundër shkuarjes së serbëve në veri në protestë kanë dalë edhe banorë të Mitrovicës dhe Vushtrrisë
Sikurse në rrugën Gjilan- Prishtinë dhe në Rahovec, shqiptarë të Vushtrrisë dhe Mitrovicës kanë bllokuar për disa minuta rrugën që të dërgon në këtë qytet.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se disa qytetarë në dy vende kanë bllokuar rrugën Vushtrri-Mitrovicë, por ajo tani është liruar për qarkullim.
Kjo bllokadë është bërë me qëllim që të pengojnë serbët që të marrin pjesë në fushatën zgjedhore që mbahet sot në Leposaviq.
Ndërkohë, edhe rruga Gjilan- Prishtinë, te udhëkryqi i Novobërdës është bllokuar nga një grup i veteranëve të UCK-së. Ata janë mbledhur për të kundërshtuar vizitën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave





