Sot protestë para spitalit të Mitrovicës
Sulmohen infermierët Sindikata e Spitalit të Mitrovicës nga ora 08:30 do të organizojë protestë 30 minutshe para objektit të Spitalit Regjional të Mitrovicës në shenjë pakënaqësie me rastin e sulmit t
Sulmohen infermierët
Sindikata e Spitalit të Mitrovicës nga ora 08:30 do të organizojë protestë 30 minutshe para objektit të Spitalit Regjional të Mitrovicës në shenjë pakënaqësie me rastin e sulmit të dy punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës.
Të mërkurën mbrëma rreth orës 20:00 janë sulmuar fizikisht infermierët F.M. dhe A.H., të cilët kanë marrë lëndime trupore nga familjarët e pacientëve.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj punonjësve shëndetësorë dhe kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë dhe sulmuesit të nxirren para drejtësisë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





