RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

E vrau vëllain, ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit J.G

Prokuroria Themelore në Gjakovë sot ka informuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit J.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, k

nga Egzona Mehmeti7 tetor 20217 tetor 2021

Prokuroria Themelore në Gjakovë sot ka informuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit J.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, më 12 qershor 2021, në fshatin Sopniq, komuna e Rahovecit pikërisht në oborrin e shtëpisë së tij, i pandehuri me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin, vëllain e tij, H.G.
Sipas prokurorisë, rasti ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth disa bagëtive, ku viktima kishte shkuar me dy djemtë e tij  në oborrin e të pandehurit dhe pas një fjalosjeje, i njëjti me armë zjarri e ka qëlluar dy herë vëllain e tij, tani të ndjerin, duke i  shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
“Po ashtu, i  pandehuri J.G., më parë e deri më 12 qershor 2021, pa autorizim, ka mbajtur armë dhe municion në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ku të njëjtat  i janë konfiskuar nga ana e policisë. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragraf 1 i KPRK-së.”, ka informuar prokuroria.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri J.G., të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë./21Media

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
LAJMI TJETËR →
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Lexo edhe

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

39 min më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

39 min më parë
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

55 min më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

58 min më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

1 orë më parë
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

10 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

10 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

11 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

11 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

11 orë më parë