RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
DnV: 9 për qind e vendvotimeve janë hapur me vonesë
🇽🇰 Kosova

DnV: 9 për qind e vendvotimeve janë hapur me vonesë

Demokracia në Veprim mbajti konferencën e parë për ditën e sotme. Ismet Kryeziu e cilësoi këtë si ditë të rëndësishme për demokracinë. “DNV si koalicion i organizatave joqeveritare ka përgjesitë dhe r

nga B G9 shkurt 20259 shkurt 2025

Demokracia në Veprim mbajti konferencën e parë për ditën e sotme. Ismet Kryeziu  e cilësoi këtë si ditë të rëndësishme për demokracinë.

“DNV si koalicion i organizatave joqeveritare ka përgjesitë dhe rolin e saj që të jetë e angazhuar dhe është e angazhuar që ky proces të jetë i drejtë i barabartë dhe të jetë në kuadër të rregullave të lojës, sot për të pasur një proces të besueshëm për të gjithë akterët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.”, tha ai.

Krasniqi më tej tregoi se ky koalicion i organizatave ka angazhuar rreth 500 vëzhgues në 500 vendvotime për të përcjellë nga fillimi i hapjes procesit të votimit e deri te shpallja e rezultateve në Kosovë.

“Kosovë Të nderuar qytetarë për 30 ditë kemi dëgjuar partitë politike kemi dëgjuar programet e tyre kemi dëgjuar vizionet e tyre e sot është dita kur ata heshtin e na dëgjojnë neve, sot është dita kur vota jonë fuqia jonë është ajo mundësi e jona të votojmë e të përcaktohemi për zgjedhjen e përfaqësuesve tanë të cilët do të na përfaqësojnë në 4 vitet e ardhshme dhe ne si DNV ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që sot të votojnë.”, u shpreh Krasniqi.

Ai bëri të ditur se nëntë për qind e vendvotimeve janë hapur sot me vonesë në Kosovë.

Kryeziu: 9 për qind e vendvotimeve janë hapur me vonesë
(Video)

“Nga 2589 vendvotime, sipas të dhënave që kemi nga terreni, 9 për qind e këtyre vendvotimeve janë hapur me vonesë. Është raportuar se shkak i vonesave i hapjes së vendvotimeve me kohë, ka qenë mungesa e komisionerëve në 6 për qind të vendvotimeve. Aranzhimi i vendvotimeve është bërë konform rregullave të përcaktuara nga KQZ, nuk është raportuar asnjë rast kur kabinat e votimit nuk janë vendosur në këndet e vendvotimit apo kamerat të cilat janë të përdorura për herë të parë janë vendosur në pozicion të cilat nuk cenojnë integritetin e votuesve ose fshehtësinë e votës”, deklaroi ai.

Ani pse rregullat zgjedhore nuk lejojnë, Kryeziu u shpreh se në 3 për qind të qendrave të votimit ka materiale zgjedhore.

“Ambienti dhe siguria rreth qendrave të votimit, edhe pse rregullat zgjedhore ndalojnë vendosjen e posterëve dhe materialeve të tjera në diametrin e lejuar brenda këtyre qendrave të votimit, prej 100 metrave, ne kemi parë që në 3 për qind të qendrave të votimit ende kemi posterë apo materiale të partive politike të cilat tentojnë edhe sot të ndikojnë votuesin e Kosovës”, shtoi ai.

Kryeziu shtoi se e drejta për pjesëmarrje në zgjedhje si e drejtë universale, duhet të garantohet të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Personat me aftësi të kufizuara duhet të kenë mundësi të barabarta të marrin pjesë në jetën publike dhe politike, e me këtë edhe në votim. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i qendrave të votimit në Kosovë vazhdojnë të jenë të pa qasshme për personat me aftësi të kufizuara dhe është raportuar se 20 për qind e qendrave të votimit, personat me aftësi të kufizuara kanë pasur qasje të pa qasshme apo pengesa në qasjen e tyre për të votuar”, përfundoi Kryeziu.

Ai tha se janë raportuar dy incidente në komunën e Prizrenit ku u është mohuar e drejta vëzhguesve qasja në informata nga komisionerët./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

21 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

24 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

28 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

6 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë