DnV: 3% e vendvotimeve hapen me vonesë
Demokracia në Veprim ka njoftuar se tre për qind e 2382 vendvotimeve në Republikën e Kosovës janë hapur me vonesë. “Në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë gjithsej 2382 vendvotime. Sipas të
Demokracia në Veprim ka njoftuar se tre për qind e 2382 vendvotimeve në Republikën e Kosovës janë hapur me vonesë.
“Në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë gjithsej 2382 vendvotime. Sipas të dhënave të terrenit, me vonesë janë hapur vetëm 3% e vendvotimeve. Vonesat kryesisht ndërlidhen me mungesën e materialeve zgjedhore si: mungesa e zarfeve të fletëvotimeve me kusht në 6% të vendvotimeve, vulat, Lista e Votuesve, UV llampa, si dhe spreji kanë munguar në 3% të vendvotimeve”, ka bërë të ditur DnV-ja.
E sa i përket respektimit të masave, nga DnV-ja është thënë se ka evidentuar që 97 për qind të vendvotimeve janë pajisur me pajisje mbrojtëse.
Në konferencën e parë për media të mbajtur për sot, Demokracia në Veprim ka njoftuar se vëzhguesit gjatë gjithë ditës do të raportojnë mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke filluar nga hapja e vendvotimeve, procesi i votimit e deri tek përfundimi i procesit të numërimit./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






