Djaloshi kalon Britaninë me veturën më të vogël në botë
Një entuziast i makinave të vjetra është duke e kaluar Britaninë makinën më të vogël në botë, një makinë me tre rrota me shpejtësi maksimale prej vetëm 37 km/h. Alex Orchin, 31 vjeç, u nis nga John O’
Një entuziast i makinave të vjetra është duke e kaluar Britaninë makinën më të vogël në botë, një makinë me tre rrota me shpejtësi maksimale prej vetëm 37 km/h.
Alex Orchin, 31 vjeç, u nis nga John O’Groats në Skoci të shtunën dhe deri më tani ka përshkuar 570 km. Vetura është vetëm 134 cm i gjatë, 98 cm i gjerë dhe 100 cm i lartë, transmeton rtv21.tv.
Ai shpreson të arrijë Land’s End, Cornwall, për rreth tre javë, duke u bërë personi i parë që kalon Britaninë me një P50, vetëm për bamirësi.

Orchin po e bën këtë për një kauzë fisnike, për të mbledhur fonde për fëmijët në nevojë
P50 u prodhuan për herë të parë në Ishullin e Manit në vitet 1960 dhe në vitin 2010 u emëruan makina më e vogël e prodhuar ndonjëherë dhe ka hyrë në librin e rekordeve botërore Guinness.
Alex e mori makinën tre vjet më parë nga një burrë në Uells pasi u fiksua pas tyre kur pa Jeremy Clarkson duke drejtuar një të tillë në Top Gear.
Makina është ndërtuar në vitin 2017, por bazohet në dizajnin origjinal nga modelet e para të prodhimit në vitet 1960./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë





