RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Dhuna në familje shënon rritje, kërkohet angazhim institucional për parandalim
🇽🇰 Kosova

Dhuna në familje shënon rritje, kërkohet angazhim institucional për parandalim

Me temën për sigurinë dhe qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës ne familje, misioni i OSBE-s ka organizuar tryezën në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore. Shefi i misio

nga B.K7 dhjetor 20227 dhjetor 2022

Me temën për sigurinë dhe qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës ne familje, misioni i OSBE-s ka organizuar tryezën në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.
Shefi i misionit të OSBE-s në Kosovë, Michael Davenport tha se Kuvendi ka bërë një hap të madh kur ka votuar Konventën e Stambollit, por koha është që ligji të finalizohet.
“Mesazhi i OSBE-s gjatë të kësaj fushate është që t’i japim fund tani dhe të bashkohemi për t’i dhënë fund dhunës në familje. Të gjithë ne jemi tmerruar nga rastet e tmerrshme të vrasjeve këtu në Prishtinë gjatë javëve të kaluara. Dhe duke ju falënderuar PK-së, gjatë dy javëve të fundit në Kosovë ka qenë një vrasje, tre dhunime ndaj grave, dhe një sulm i dhunshëm me bazë gjinore kundër një burri në Prizren. Të gjitha këto duhet të veprojnë si një thirrje zgjimi për të gjithë ne, për të luftuar një herë e përgjithmonë e çrrënjosur dhunën në familje një herë e përgjithmonë”, tha ai,
Më tej, ai ka shtuar se Policia e Kosovës janë në linjën e parë të frontit dhe të njëjtit thirren për të intervenuar në rastet kur raportohet dhuna.
“Qasja që është marrë nga Policia dhe nga individi apo polici e ka një rol shumë të rëndësishëm në formësimin se si një rast procedohet e trajtohet. Gjithashtu edhe për të ndihmuar në parandalimin e krimeve në të ardhmen. OSBE është e përkushtuar që të mbështes partnerët tanë në luftimin e dhunës në baza gjinore, në ndërtimin e politikave, kapaciteteve… të gjitha gratë që janë vrarë nga burrat e tyre janë vrarë nga armë të ftohta”, ka shtuar ai.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se dhuna në familje po shënon rritje.
“Nga janar i këtij viti deri në tetor, janë 2333 raste të dhunës në familje. Prej tyre 1901 janë gra e vajza. Është kambanë alarmi se masat dhe veprimet nuk po mjaftojnë. Gratë dhe vajzat po përballen me dhunues recidivist”, tha ai.
Edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se trajtimi më i mirë për gratë është parandalimi i rasteve të dhunës.
“Forma kryesore mbi të cilën është e nevojshme që të koncentrohemi është parandalimi i rasteve të dhunës në familje. Këto ndryshime për personat fajtorë, u ndalohet kandidimi në pozita në nivel qendror dhe lokal, trajtimi i lëndës nuk zgjat më shumë se një vit dhe emrat e dhunuesve publikohen në faqen zyrtare”, tha Sallahu.

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
LAJMI TJETËR →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

Lexo edhe

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

18 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

1 orë më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

1 orë më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

6 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 orë më parë
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

2 orë më parë