RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Bosch për protestën në veri: Vuçiq tregoi fytyrën e vërtetë, s’ka dëshirë për paqe
🇽🇰 Kosova

Bosch për protestën në veri: Vuçiq tregoi fytyrën e vërtetë, s’ka dëshirë për paqe

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, protestën e djeshme në veri të vendit e ka quajtur veprim të stimuluar nga Beogradi. Sipas tij, veprime të tilla minojnë atë që është arritur në më s

nga Kaltrina Berila7 nëntor 20227 nëntor 2022

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, protestën e djeshme në veri të vendit e ka quajtur veprim të stimuluar nga Beogradi.
Sipas tij, veprime të tilla minojnë atë që është arritur në më shumë se 10 vitet e fundit dhe se tregojnë fytyrën e vërtetë të regjimit të Aleksadar Vuçiqit.
“Ky veprim i stimuluar nga Beogradi minon gjithçka që është arritur në më shumë se 10 vitet e fundit në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Do të thotë se regjimi i Vuçiqit e tregon fytyrën e vërtetë: nuk ka dëshirë për paqe dhe pajtim. Ku të shkojmë….”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në “Facebook”.
Të shtunën, përfaqësuesit e serbëve kanë dhënë dorëheqje nga komunat lokale në veri të Kosovës, nga gjyqësori, policia si dhe nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës.
Paralajmërimet e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës./21Media

Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona
LAJMI TJETËR →
Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona

Lexo edhe

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

7 orë më parë
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

7 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

8 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

8 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

8 orë më parë
Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së
Kosova

Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së

8 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
Kosova

Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

11 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

11 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

11 orë më parë
Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë
Kosova

Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë

12 orë më parë