RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”
🇽🇰 Kosova

BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për ndalimin e mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan”, që ishte paraparë të niste më 27 qershor në Beograd të Serbisë. Kështu tha zëdhënësi i BE-së, Peter

nga B G28 qershor 202428 qershor 2024

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për ndalimin e mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan”, që ishte paraparë të niste më 27 qershor në Beograd të Serbisë.

Kështu tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, teksa u përgjigj në një pyetje të parashtruar nga Radio Evropa e Lirë.

“Na vjen keq që edicioni i këtij viti, i financuar nga BE-ja, i ‘Mirëdita, dobar dan’ u ndalua në Beograd të enjten. BE-ja mbështet këtë festival përmes programit ‘Evropa kreative’. Festivali është një nismë për lëvdatë, që kontribuon në ndërtimin e urave përmes aktiviteteve kulturore mes njerëzve në Kosovë dhe Serbi përmes aktiviteteve kulturore”, tha Stano.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë më 27 qershor urdhëroi që festivali të mos mbahej, duke u thirrur në shqetësime të sigurisë.

Paraprakisht, gjatë 27 qershorit grupe të djathtistëve dhe tifozëve bllokuan hyrjen në zonën ku ishte paraparë të bëhej hapja e festivalit.

Organizatorët e festivalit – nga Kosova dhe Serbia – kanë kritikuar vendimin e autoriteteve serbe, duke thënë se me ndalimin e mbajtjes së festivalit, shteti u rreshtua me huliganët.

Ky festival që nga viti 2014 mbahet herë në Kosovë dhe herë në Serbi dhe qëllimi i tij është përmirësimi i bashkëpunimit kulturor mes artistëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Shkëmbime të tilla janë pjesë e rëndësishme e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Jemi të shqetësuar për politizimin e nismave kulturore të organizuara nga shoqëria civile, që duan të promovojnë shkëmbimin ndërkulturor mes njerëzve”, tha zëdhënësi Stano.

Ai po ashtu tha se sipas standardeve të të drejtave të njeriut, autoritetet shtetërore e kanë për detyrë që të ofrojë kushte të sigurta për pjesëmarrësit.

“Nga Serbia si vend kandidat ne presim që t’i respektojë këto standarde”, tha Stano.

Më herët gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se me vendimin e autoriteteve serbe për ndalimin e mbajtjes së festivalit, Serbia shfaqi “përsëri armiqësinë e saj të paepur ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me paqe dhe pajtim”./rel

Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona
LAJMI TJETËR →
Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona

Lexo edhe

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

8 orë më parë
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

8 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

8 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

9 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

9 orë më parë
Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së
Kosova

Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së

9 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
Kosova

Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

12 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

12 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

12 orë më parë
Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë
Kosova

Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë

13 orë më parë