RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
BE-ja konfirmon vizitën e pesëshes në Kosovë dhe Serbi – kërkon përparim konkret
🇽🇰 Kosova

BE-ja konfirmon vizitën e pesëshes në Kosovë dhe Serbi – kërkon përparim konkret

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka konfirmuar të martën se përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirolslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të lid

nga B G17 tetor 202317 tetor 2023

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka konfirmuar të martën se përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirolslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të udhëtojnë të shtunën, më 21 tetor në Kosovë dhe Serbi, për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Krahas Lajçakut në këtë vizitë do të jenë edhe Emanuel Bonne, këshilltar për siguri dhe politikë të jashtme i presidentit të Francës , ai i kancelarit gjerman, Jens Plotner, dhe i kryeministres së Italisë, Francesco Talo. Me ta do të jetë në delegacion edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Qëllimi i kësaj vizite është për të arritur përparim konkret në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe shtensionimin pas zhvillimeve të fundit”, ka thënë zëdhënësi Peter Stano.

“BE-ja dhe vendet anëtare, sikurse edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbesin mbështetëse të mëdha të procesit të normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe së ardhmes evropiane të të gjithë rajonit. Kemi pritje të qarta nga palët që të vazhdojnë procesin e normalizimit dhe të kryejnë pa vonesa dhe pa kushte obligimet e tyre”, ka thënë Stano.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishin takuar për herë të fundit në një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, më 14 shtator. Në atë takim ata kishin dështuar që të pajtoheshin për një plan për sekuencimin e zbatimit të marrëveshjeve. Për këtë, BE-ja ia kishte lënë përgjegjësinë palës kosovare, ndonëse kishte thënë se të dyja palët kanë dështuar në përmbushjen e obligimeve nga marrëveshja e arritur në dialog.

Ndërkohë, BE-ja i ka mbajtur në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe është duke shqyrtuar vendosjen e masave ndaj Serbisë, nëse dëshmohet lidhja e saj me sulmet e fundit në Banjskë në veri të Kosovës, më 24 shtator, ku u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Në përleshjet që pasuan mes grupit të armatosur dhe Policisë së Kosovës , u vranë tre sulmues.

Kosova e akuzoi Serbinë se tentoi ta “aneksojë tërë veriun e Kosovës” gjatë sulmit në Banjskë, përgjegjësinë për të cilin e mori Millan Radoiçiq, nënkryetar i deriatëhershëm i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ndërsa Serbia i mohoi akuzat./REL

Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona
LAJMI TJETËR →
Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona

Lexo edhe

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

8 orë më parë
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

8 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

9 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

9 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

9 orë më parë
Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së
Kosova

Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së

9 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
Kosova

Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

12 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

12 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

12 orë më parë
Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë
Kosova

Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë

13 orë më parë