Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën e Veriut, Policia jep detaje

nga Gentrita Xhemajli9 qershor 2026
Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën e Veriut, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një automjet i raportuar si i vjedhur në Fushë Kosovë është lokalizuar dhe ndaluar sot në Mitrovicën e Veriut. Sipas njoftimit zyrtar, pas pranimit të informacionit nga Qendra e Thirrjeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, njësitet policore kanë ndërmarrë veprime operative në terren. Si rezultat i reagimit të shpejtë, automjeti është ndaluar në qytetin e Mitrovicës së Veriut, ndërsa drejtuesi i tij, personi A. H. (2006), është shoqëruar në stacion policor në cilësinë e të dyshuarit. Meqë rasti është iniciuar në Fushë Kosovë, lënda është transferuar për trajtim të mëtejmë në Stacionin Policor të Fushë Kosovës. Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si dhe në identifikimin e personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →