RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
As festa e Bajramit nuk ndali dhu*ën në familje
🇽🇰 Kosova

As festa e Bajramit nuk ndali dhu*ën në familje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje. Sipas raportit thuhet se rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në disa komuna si në Prishtinë,

nga Venera Grabanica28 maj 202628 maj 2026

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit thuhet se rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në disa komuna si në Prishtinë, Pejë, Istog, Rahovec, e Gjakovë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një person është arrestuar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy grave.

“Prishtinë 27.05.2026 – 00:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

Siç thuhet në raport vetëm në Komunën e Pejës janë arrestuar tre burra pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj grave.

“Pejë 27.05.2026 – 01:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë 27.05.2026 – 11:00. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është vazhdon të hetohet.

Pejë 27.05.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa në Istog thuhet se burri i shkaktoi dhunë psikike një gruas.

“Istog 27.05.2026 – 00:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

Po ashtu edhe në Rahovec e Gjakovë bëhet e ditur se dy burra në raste të ndryshme rrahën gratë.

“Rahovec / 27.05.2026 – 06:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar i kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Gjakovë / 27.05.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimë femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

13 orë më parë