Arrestohet pejani se e festoi Vitin e Ri me armë zjarri
Pas 24 ditësh kapet nga policia Një person është arrestuar dje pasi që i njëjti dyshohet se në natën e ndrrimit të mot-moteve ka shtënë me armë zjarri. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi”, në
Pas 24 ditësh kapet nga policia
Një person është arrestuar dje pasi që i njëjti dyshohet se në natën e ndrrimit të mot-moteve ka shtënë me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi”, në Pejë.
“Me datë 25.01.2020, pas hetimeve të zhvilluara (bazuar edhe në një video-incizim) është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti me datë e cekur në ndërrimin e mot-moteve kishte shtënë me armë zjarri”, ka bërë të ditur policia.
Gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në






