
Aksident në Zllopek të Pejës, humb jetën këmbësori
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Zllopek të Pejës. Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Zllopek të Pejës.
Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor për të kryer hetimet lidhur me rastin.
Policia e rajonit të Pejës, ka bërë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur derisa një automjet po qarkullonte në drejtim nga fshati Kosuriq në Pejë.
Me të arritur në fshatin Zllopek, drejtuesi i automjetit dyshohet se nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe me pjesën ballore të veturës ka goditur këmbësorin, i cili ishte duke kaluar rrugën nga ana e djathtë në të majtë të drejtimit të lëvizjes së automjetit.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






