
Humb jetën një 60-vjeçar në një aksident në Pejë
Një burrë 60-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Pejë si pasojë e një aksidenti ku ishte i përfshirë një kamion me rimorkio Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i c
Një burrë 60-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Pejë si pasojë e një aksidenti ku ishte i përfshirë një kamion me rimorkio
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi” në lagjen “Dardania”.
“Sot rreth orës 9:43 policia është njoftuar për një aksident në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në lagjen ‘Dardania’. Në aksident të përfshirë kanë qenë një person dhe një kamion me rimorkio. Policia dhe emergjenca dolën menjëherë në vendngjarje. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, tha Gashi.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur






