RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

46 vjet nga themelimi i Akademisë së Shkencave të Kosovës

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës u themelua në vitin 1975, fillimisht si Shoqatë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, e në vitin 1978 shndërrohet në Akademi, përmes Ligjit mbi Themelimin e

nga Miranda Beqaj18 dhjetor 202118 dhjetor 2021

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës u themelua në vitin 1975, fillimisht si Shoqatë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, e në vitin 1978 shndërrohet në Akademi, përmes Ligjit mbi Themelimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës i datës 18 prill 1978.
Në fillim veprimtarinë e saj ASHAK duhej ta zhvillonte në një bashkërenditje me universitetin në rritje, brenda të cilit vepronin institute e bërthama shkencore dhe hulumtuese në Fakultetin Filozofik, më vonë të Shkencave të Natyrës, në Fakultetin e Mjekësisë, në Fakultetin Teknik, në Fakultetin Eko­no­mik, në Fakultetin Filozofik, me institutet e pava­rura nga Universiteti dhe nga Akademia – Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Instituti Hidrome­teorologjik, pastaj institutet që vepronin në kuadër ose të lidhura me kapacitetet industriale të Kosovës, si Instituti Teknologjik që vepronte në kuadër të Kom­binatit Trepça, Instituti i Hulumtimeve që vep­ronte në kuadër të Elektroekonomisë, Instituti Agroteknologjik në Pejë i lidhur me agroekonominë, dhe të institucioneve të tjera me interes në fushat e shkencës, të arteve dhe të kulturës.
ASHAK qysh në fillim duhej ta formësonte veprimtarinë e vet si insti­tucioni më i lartë i shkencave dhe i arteve dhe të merrte role të rëndësishme në fushat e shkencave dhe të arteve në suaza të organizimit shtetëror të Kosovës brenda Federatës së Jugosllavisë.
Ajo po ashtu duhej ta harmonizonte punën me Unionin e Akademive të Shkencave dhe të Arteve të Jugo­sllavisë, ku bënte pjesë si anëtare e barabartë dhe në një mandat (1985-1987) qe Kryesuese e Unionit dhe qendër e selisë së tij. Përmes atij Unioni ASHAK e zhvillonte dhe veprimtarinë ndërkombëtare.
ASHAK në atë kohë kishte tri Seksione: 1. Sek­sionin e Shkencave Shoqërore, 2. Seksionin e Shken­cave të Natyrës dhe 3. Seksionin e Gjuhësisë, të Letër­sisë dhe të Arteve.
Më 1985 Kuvendi i ASHAK mori vendim për themelimin e Arkivit të Akademisë e të Institutit të Arkeologjisë dhe të Etnografisë. Arkivi dhe Biblioteka, që ishin funksionalizuar, u shkatërruan pas ndërhyrjes së policisë serbe në selinë e Akademisë më 1994, çka pamundësoi punën e saj më tej në atë godinë.
Instituti i Arkeologjisë dhe i Etnografisë nuk arriti të the­melohej për shkak të trysnive politike dhe tenden­cave drejt rrëgjimit të Akademisë pas vitit 1985 dhe për arsye edhe buxhetore më vonë.
Qysh në diskutimet për ndryshimet kushtetuese të vitit 1989 Kuvendi i ASHAK-ut doli me angazhimet publike së pari me Deklaratën Kushtetuese, pastaj me angazhimet dhe veprimtaritë e tjera në favor të mbrojtjes së të drejtave që po shkeleshin në mënyrë drastike.
Përveç angazhimit bashkë me mekanizmat e tjerë të rezistencës në drejtim të organizimit të Referendumit për pavarësi, në drejtim të organizimit e të hartimit të dokumenteve themelore për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
LAJMI TJETËR →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

Lexo edhe

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

1 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

5 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

17 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

1 orë më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 orë më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 orë më parë
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

2 orë më parë