Botërori 2026 do të sjellë emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, por në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë do të mungojnë edhe disa prej yjeve më të spikatur të momentit.
Sipas një renditjeje të publikuar nga Score 90, në mesin e 25 lojtarëve më të mirë që nuk do të jenë pjesë e Kupës së Botës gjenden emra si Khvicha Kvaratskhelia, Dominik Szoboszlai, Victor Osimhen, Gianluigi Donnarumma, Alessandro Bastoni, Rodrygo Goes, Sandro Tonali, Robert Lewandowski dhe Jan Oblak.
Arsyeja kryesore e mungesĂ«s sĂ« shumicĂ«s prej tyre Ă«shtĂ« dĂ«shtimi i pĂ«rfaqĂ«sueseve tĂ« tyre pĂ«r tâu kualifikuar nĂ« turneun mĂ« tĂ« madh tĂ« futbollit. Italia, Polonia, Sllovenia, Nigeria, Gjeorgjia, Hungaria dhe Serbia janĂ« vetĂ«m disa nga kombĂ«taret qĂ« nuk arritĂ«n tĂ« sigurojnĂ« njĂ« biletĂ« pĂ«r BotĂ«rorin, duke lĂ«nĂ« jashtĂ« skenĂ«s mĂ« tĂ« madhe disa nga futbollistĂ«t mĂ« cilĂ«sorĂ« tĂ« dekadĂ«s sĂ« fundit.
Lista përfshin gjithashtu lojtarë të rinj që po shkëlqejnë në klubet e tyre, si Hugo Ekitike, Dean Huijsen, Estevao Willian dhe Joao Pedro, të cilët do të duhet të presin një tjetër mundësi për të debutuar në Kupën e Botës.
Mungesa e këtyre emrave tregon edhe një herë se talenti individual nuk mjafton gjithmonë për të siguruar pjesëmarrjen në Botëror, pasi fati i lojtarëve lidhet ngushtë me suksesin e kombëtareve të tyre në rrugën e kualifikimeve.
KosovaPress
Mungesa e këtyre emrave tregon edhe një herë se talenti individual nuk mjafton gjithmonë për të siguruar pjesëmarrjen në Botëror, pasi fati i lojtarëve lidhet ngushtë me suksesin e kombëtareve të tyre në rrugën e kualifikimeve.
KosovaPress